Algat e detit janë një burim i çmuar për shëndetin tonë. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, dimri është stina e duhur për konsumin e algave, të cilat favorizojnë rezervimin e energjisë "chi" në veshkë. Më parë kemi përmendur që dimri është stina e rezervës, duhet të pakësojmë aktivitetet e sforcuara dhe duhet të konsumojmë ushqime me ngjyrë të errët, të cilët favorizojnë veshkat.Algat e detit kanë shije të kripur dhe futen tek bimët që ndihmojnë shëndetin e traktit urinar.Në përbërjen e saj, kjo bimë përmban substanca të pasura ushqyese, si proteina, yndyrna të shëndetshme, fibra po ashtu dhe mineralet e vitaminat si fosfor, hekur, vitaminë B2, karotene, jod etj. Algat e detit parandalojnë sëmund ...view middle of the document...
3. Reduktojnë nivelin e yndyrnave në gjak: tek algat e detit gjejmë shumë acide yndyrore të pangopura dhe fibra dietike, të cilat ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut dhe rregullojnë punën e zorrëve.4. Frenojnë rritjen e qelizave kanceroze: Eksperimentet laboratorike kanë treguar se algat e detit kanë aftësi të frenojë dukshëm rritjen e qelizave kanceroze. Ato përmbajnë gjithashtu selen, i cili ka rol të konsiderueshëm në parandalimin e tumoreve.5. Forcojnë imunitetin: Ato forcojnë imunitetin si dhe përmirësojnë nivelin e humorit.6. Reduktojnë nivelin e sheqerit në gjak: Fibrat tek algat favorizojnë personat që kanë probleme me diabetin e tipit 2. Për këtë thuhet se algat kanë aftësi të reduktojnë sheqerin në gjak.7. Ulin fryrjet: Algat përmbajnë një substancë të quajtur mannitol, e cila ka veti të luftojë hipertensionin dhe fryrjet.8. Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare: Algat përmbajnë shumë acide yndyrore të pangopura, të cilat mund të ulin viskozitetin e gjakut, dhe reduktojnë sklerozën e enëve të gjakut. Prandaj, konsumi i shpeshtë i tyre mund të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare.9. Flokë më të shëndetshëm. Jodi dhe mineralet e tjera tek algat përgjigjen për bukurinë e lëkurës dhe flokëve, duke i bërë ato më të shndritshme.10. Kalciumi: algat e detit përmbajnë nivel të lartë kalciumi.11. Ndihmojnë për dobësim: Meqënëse ato përmbajnë shumë fibra, të cilat mund të shtojnë ndjenjën e ngopjes dhe janë bimë me kalori të ulët themi se ato janë ushqim ideal i njerëzve që vuajnë nga mbipesha.